English

Referendumi në Slloveni për kufirin

Lubjanë, 6 qershor, NOA - Në Slloveni sot mbahet referendumi, në të cilin do të vendoset se a do të pranohet marrëveshja për kontestin kufitar me Kroacinë, që është arritur me arbitrimin ndërkombëtar.

Sipas hulumtimeve të opinionit, pritet një garë e ngushtë ndërmjet votusve, që e mbështesin marrëveshjen, dhe atyre që e kundërshtojnë atë.

Të drejtë vote kanë afro 1,7 milionë votues.

Qeveria e koalicionit të qendrës së majtë të kryeministrit Borut Pahor, thotë se zgjidhja e këtij mospajtimi është shumë e mirë për Slloveninë, por opozita e krahut të djathtë, konsideron se marrëveshja mund të jetë kundër interesave të Sllovenisë.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE