English

"Rock In Tirana" Në "Qemal Stafa", Vjen Live Kitaristi I "Scorpions", Uli Jon Roth

TIRANË, 6 Qershor/ ATSH- Suada Daci/.- Edicioni i dytë i festivalit "Rock in Tirana" këtë vit vjen më i pasur. Ai u çel dje në mbrëmje në stadiumin "Qemal Stafa" me një mbrëmje kushtuar muzikës rock. I ftuar special në këtë natë ishte kitaristi legjendar i "Scorpions", Uli Jon Roth me bandën e tij dhe këngëtari i grupit "Rainbow", Joe Lynn Turner. Dje në mbrëmje, në stadiumin "Qemal Stafa" ishte e ftuar edhe këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila interpretoi këngën "In Trance" me Uli Jon Roth, kitaristin e "Scorpions". Uli Jon Roth është një nga kompozitorët më të suksesshëm gjermanë. Arriti kulmin me "Scorpions" (1973-1978), ku realizoi pesë albume, ndërsa janë të shumta performancat e tij në të gjithë botën. Ndërsa në datën 8 qershor, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Besa Kokëdhima, do të mbështese grupin "One Republic", i cili së bashku me 'Planet funk", do të vijnë në Tiranë me një performacë që pritet të zgjasë rreth një orë në stadiumin 'Qemal Stafa". Grupi 'One Republic " është i njohur në Shqipëri me këngën 'Too Late Apologise, ndërsa grupi "Planet Funk" do të vijë në Tiranë përmes hiteve si "Chase the Sun", "Inside all the people", "Who Said" etj. /a.ke/
KOMENTE