Firence, 6 qershor, NOA – Kampioni i garave me motora, Valentino Rosi, mund të kthehet sërish në fushë vetëm pas 5-6 muajsh mjekime.
Mjekët thanë se pas incidentit të ndodhur në pistë dhe ndërhyrjes urgjente operacioni ka pasur sukses, por trupi i pilotit ka nevojë për shumë pushime për të arritur gjendjen normale.
Deklarata për shëndetin e Rosit është bërë nga mjeku, Roberto Buzzi. Ai tha se operacioni ka zgjatur dy orë e gjysëm. Piloti ka qenë në terapi suintensive.
Rosi do të qëndroj brenda në spital për shtatë ditë dhe më pas do të duhet të shkojë në një qendër mjekësore ku do të ketë trajtim të veçantë.
m.xh/NOA