English

Rusia kritikon SHBA, duhet agresivitet në çrrënjosjen e opiumit në Afganistan

Singapor, 6 Qershor, NOA – Startegji më të forta në çrrënjosjen e opiumit dhe prodhimit të substancave narkotike në Aganistan, si burimi kryesor financiar i talebanëve do të jenë arritja e bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin shoqëror të Afganistanit dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë.

Ishte zëvendëskryeministri rus, Sergei Ivanov, që sot i bëri këtë apel botës, duke kritikuar koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si të dështuar sa i përket shqyrtimit dhe gjetjes së zgjidhjeve për zhvillimin e problemeve shoqërore dhe ekonomike në Afganistan.

Ivanov, nga samiti për sigurinë në Azi që po mbahet në Singapor, i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të investoj më shumë në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Afganistanit, një investim që do të ndihmonte më shumë sesa prania ushtarake atje. “Forca ndërkombëtare ndihmëse e sigurisë nën drejtimin e NATO-s duhet të sigurojë stabilitetin dhe paqen në Afganistan”, deklaroi kryeministri rus, Ivanov, pasi sipas tij, prodhimi dhe trafikimi i drogës afgane janë një kërcënim i hapur kundër sigurisë dhe paqes në botë.

mit/NOA
KOMENTE