English

Shkoder: Humb Jeten Ne Nje Aksident Automobilistik Nje 19-Vjecar

SHKODËR, 6 Qershor/ATSH-G. Marku/- Një 19-vjeçar ka humbur sot jetën si rezultat i një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Sipas zëdhënëses së policisë së Shkodrës, Fatbardha Çelepia, 19-vjeçari Florian Palalaj, banor i fshatit Kosmaç, të komunës Bushat, rrethi Shkodër, ka qënë duke udhëtuar si pasagjer në një motoçikletë, që drejtohej nga 16- vjeçari Aldo Jaku. Mjeti në të cilën ato udhëtonin ka dalë nga rruga, duke dëmtuar dy personat që udhëtonin në të. 19- vjeçari ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa 16 vjeçari ka marrë plagë të lehta. /a.ke/
KOMENTE