English

Shkodër-Velipojë, shpejtësia e lartë i merr jetën një 19 vjeçari

Shkodër, 6 Qershor, NOA – Shpejtësia e lartë rezultoi fatale këtë të djelë në mesditë për të riun shkodran, 19 vjeçarin, Florian Palalaj.

Ndërsa po udhëtonte me motoçikletë me shokun e tij, 16 vjeçarin Aldo Jaku, drejtues i motoçikletës, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, drejtuesi mjetit, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur.

Drejtuesi i motoçikletës, 16 vjeçari Jaku ka mundur t’i shpëtojë përplasjes me dëmtime të lehta, ndërsa goditja ka qenë fatale për shokun e tij, 19 vjeçarin Palalaj.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por si pasojë e plagëve nuk mundi të jetojë.

Drejtuesi i motoçikletës është ndaluar në vendngjarje nga policia e qarkut, pasi shpejtësia tej normave të lejuara mendohet të jetë shkaku që i mori jetën të riut, Palalaj.

mit/NOA
KOMENTE