English

Shtëpia e deputetit Peza, Skuqi:Mashtrim, na intereson muzeu, jo banesa e Ramës

Tiranë, 6 Qershor, NOA – Ndërsa kërkesa e ministrisë së Kulturës për ta administruar nga shteti dhe kthyer në shtëpi muze, banesën ku në 1942-in u mbajt Konferenca e Pezës, sot, banesa e deputetit socialist, Dashamir Peza, u konsiderua nga deputeti Peza si një akt i paligjshëm i qeverisë ndaj strehës së tij, deputeti demokrat i zonës Luan Skuqi e quajti sot këtë përpjekje si një mashtrim të paskrupullt dhe të pabazuar.

Duke e cilësuar si një akt të turpshëm veprimin e deputetit Peza, nga selia e kryesisë së Kuvendit, deputeti Skuqi deklaroi se ishte një nga premtimet e tij elektorale shndërrimi i kësaj banese në shtëpi-muze, duke ia kthyer atë, banorëve të Pezës dhe mbarë Shqipërisë.

“Ajo që ndodhi para disa ditësh, ku Dash Peza pengoi zbatimin e vendimit të qeverisë për marrjen në mbrojtje të kësaj shtëpie, përbën një akt të rëndë dhe ofendim për vet ngjarjen historike si dhe për banorët e Pezës dhe të gjithë Shqipërisë”, - theksoi Skuqi.

Ai i garantoi qytetarët e Pezës se asgjë nuk do ta pengojë shndërrimin e këtij objekti në muze.

Gjithashtu, deputeti Skuqi denoncoi si mashtrim përpjekjet e disa mediave për ta paraqitur këtë akt si një akt të qeverisë i lidhur me strehimin dhe banesën e zotit Rama.

“Mua as më ka interesuar dhe intereson ndonjëherë strehimi apo banesa e zotit Rama, ajo që dua të theksoj dhe ta paraqes para jush si shqetësim ishte reagimi i nxituar i Dash Pezës ndaj pyetjes së gazetarit nëse ishte brenda në shtëpi zoti Rama apo jo”, përfundoi deklaratën e tij deputeti i Partisë Demokratike Luan Skuqi.

mit/NOA
KOMENTE