English

Sport-Botëror/ Grupi B, Argjentina E Maradonës Dhe Mesit, Favoritja E Grupit

TIRANË, 6 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Botërori është një mister deri ditën që do të luhet finalja. Surprizat janë të hapura dhe prej 11 qershorit edhe fushat ku do të luhen ndeshjet. Por cilat janë dhe çfarë pretendojnë skuadrat që do të luajnë në këtë botëror? Në Grupin B bëjnë pjesë Argjentina, Nigeria, Koreja e Jugut dhe Greqia. - Argjentina : Argjentina shkon në Afrikën e Jugut me bindje se do të kthehet me trofeun në dorë. Nëse dëshira e tyre do të realizohej, atëherë ky sukses do të ishte i treti për ta, pas triumfit në Botërorin 1978 dhe 1986. Pra, pas 24 vitesh Diego Armando Maradona do të ngrinte trofeun, jo më si futbollist, por si trajner i kësaj skuadre. Për sa u përket rekordeve, kjo përfaqësuese gjithsesi ka arritur katër herë që të shkojë në finale: në vitin 1978 mundën Holandën, në 1986 mundën Gjermaninë dhe dy humbje, në 1930 ndaj Uruguait dhe në 1990 ndaj Gjermanisë. Pjesëmarrja në këtë botëror është e dhjeta radhazi për Argjentinën. - Protagonistët: Portierë: Sergio Romero (Az Alkmaar), Mariano Andujar (Catania), Diego Pozo (Colon). Mbrojtës: Nicolas Otamendi (Velez Sarsfield), Martin Demichelis (Bayern), Walter Samuel (Inter), Gabriel Heinze (Marseille), Nicolas Burdisso (Roma), Clemente Rodriguez (Estudiantes), Ariel Garcé (Colon). Mesfushorë: Jonas Gutierrez (Newcastle), Maximiliano Rodriguez (Liverpool), Javier Mascherano (Liverpool), Juan Sebastian Veron (Estudiantes), Angel Di Maria (Benfica), Javier Pastore (Palermo), Mario Bolatti (Fiorentina). Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Gonzalo Higuain (Real Madrid), Martin Palermo (Boca Juniors), Sergio Agüero (Atletico Madrid), Diego Milito (Inter), Carlos Tevez (Manchester City). - Nigeria: Përfaqësuesja e Nigerisë mendohet se nuk do të bëjë një paraqitje të mirë këtë vit. Skuadra afrikane tashmë ka humbur shumë prej yjeve që i kanë dhënë famë vite më parë. Megjithatë "shqiponjat afrikane" kanë në gjirin e tyre lojtarë me vlerë si Martins, Yakubu Aiyegbeni, Peter Odemwingie, Victor Obinna, Ikechukëu Uche, Nvanko Kanu, Jon Obi Mikel dhe Joseph Yobo. Në këtë kompeticion nigerianët do të drejtohen nga një trajner i ri. Pasi arriti të merrte vetëm vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës, Shaibu Amodu u hoq dhe vendin e tij e mori i mirënjohuri Lars Lagerback (suedez). 61-vjeçari ka udhëhequr Suedinë (disa vite kishte si bashkëpunëtor Tommy Soderberg) për rreth një dekadë pranoi këtë aventurë të re. Përpos rezultateve të skuadrës së të rriturve, Nigeria ka korrur suksese më të mëdha me moshat. Përfaqësuesja e këtij vendi U-17 ka fituar Kupën e Botës (për të rinj, pra deri në moshën 17-vjeçare) në vitin 1985, 1993 dhe 2007. - Protagonistët: Portierë: Vincent Enyeama (Hapoel Tel Aviv), Dele Aiyenugba (Bnei Yehuda), Austin Ejide (Hapoel Petah Tikva). Mbrojtës: Taye Taiwo (Marseille), Elderson Echiejile (Rennes), Chidi Odiah (CSKA Mosca), Joseph Yobo (Everton), Daniel Shittu (Bolton Wanderers), Ayodele Adeleye (Sparta Rotterdam), Rabiu Afolabi (Salisburg). Mesfushorë: Kalu Uche (Almeria), Dickson Etuhu (Fulham), John Obi Mikel (Chelsea), Sani Kaita (Alaniya), Haruna Lukman (Monaco), Yusuf Ayila (Dinamo Kiev). Sulmues: Yakubu Aiyegbeni (Everton), Chinedu Obasi (Hoffenheim), Nwankwo Kanu (Portsmouth), John Utaka (Portsmouth), Obafemi Martins (Wolfsburg), Obinna Nsofor (Malaga), Osaze Odemëingie (Lokomotiva Mosca). - Greqia: Pas ardhjes së tyre prej hiçit dhe triumfit në Euro 2004, Greqia nën udhëheqjen e Otto Rehhagelit ia doli të shtronte rrugën për në Kupën e dytë të Botës. Lojtari kryesor i Greqisë është mbrojtësi i Liverpulit, Sotirios Kyrgiakos. Një tjetër yll i këtij ekipi është edhe Karagounis. Por nuk mbetën mbrapa edhe sulmuesit e skuadrës, duke përmendur këtu shënuesin e 10 golave, Theofanis Gekas - të vlerësuar si më të mirin gjatë ndeshjeve kualifikuese të zonës evropiane. Kësaj liste i shtohet edhe prania fizike e golashënuesit Angelos Charisteas, i cili mbahet mend për golin vendimtar gjatë finales së Euro 2004. Për sa i përket arkitektit të kësaj skuadre, Oto Rehagel, duhet thënë se edhe pse ka shumë përvojë në futboll, ky do të jetë edicioni i parë që do të jetë si protagonist në Kupën e Botës. Një nga rekordet e Greqisë në botërorë është shumë negativ: skuadra greke në SHBA 1994 nuk shënoi asnjë gol dhe në grup pësoi tri humbje: ndaj Argjentinës (4-0), Bullgarisë (4-0) dhe Nigerisë (2-0). Në SHBA 1994 Greqia arriti që të luante për herë të parë fazën finale të një botërori. - Protagonistët: Portierë: Costas Chalkias (Paok), Alexandros Tzorvas (Panathinaikos), Michael Sifakis (Aris). Mbrojtës: Lukas Vyntra, Giorgos Seitaridis e Nikos Spyropoulos (Panathinaikos), Vangelis Moras (Bologna), Avraam Papadopoulos e Vasilis Torosidis (Olympiakos), Sotiris Kyrgiakos (Liverpool), Stelios Malezas (Paok), Socrates Papastathopoulos (Genoa). Mesfushorë: Costas Katsouranis, Sotiris Ninis e Giorgos Karagounis (Panathinaikos), Christos Patsatzoglou (Omonia), Alexandros Tziolis (Siena), Sakis Prittas (Aris), Angelos Charisteas (Norimberga). Sulmues: Dimitris Salpingidis (Panathinaikos), Theofanis Gekas (Eintracht), Giorgos Samaras (Celtic), Pantelis Kapetanos (Steaua Bucharest). - Koreja e Jugut (Republika e Koresë) : Vizitorët më të shpeshtë të Kupës së Botës janë edhe skuadra më e suksesshme e kontinentit aziatik në këtë eveniment. Republika e Koresë është kualifikuar për herë të 7-të rresht në finalet e Kupës së Botës. Park Ji-Sung ka luajtur një rol kyç në performancën e Republikës së Koresë në dy Kupat e mëparshme të Botës, duke i forcuar pozitat si kapiten i skuadrës në vitet e fundit. "Luftëtarët e Taegukut" e kanë arritur rezultatin e tyre më të mirë në Kupën e Botës Kore/Japoni 2002, ku mundën skuadra të forta evropiane, si Portugalia, Italia dhe Spanja, për të mbërritur në 4-shen më të mirë të turneut. - Protagonistët: Portierë: Lee Uoon-jae (Suvon Blueuings), Kim Young-kuang (Ulsan Horang-i), Jung Sung-ryong (Seongnam Ilhua). Mbrojtës: Kim Dong-jin (Ulsan Horang-i), Oh Beom-seok (Ulsan Horang-i), Kim Hyung-il (Pohang Steelers), Lee Young-pyo (Al Hilal), Lee Jung-soo (Kashima Antlers), Cho Yong-hyung (Jeju United), Cha Du-ri (Friburgo), Kang Min-soo (Suvon Blueuings). Mesfushorë: Ki Sung-yueng (Celtic Glasgoë), Kim Nam-il (Tomsk), Kim Bo-kyung (Oita Trinita), Kim Jae-sung (Pohang Steelers), Kim Jung-uoo (Gëangju Phoenix), Park Ji-sung (Manchester United), Lee Chung-yong (Bolton), Yeom Ki-hun (Suvon Blueuings). Sulmues: Park Chu-young (Monaco), Ahn Jung-hëan (Dalian Shide), Lee Dong-gook (Jeonbuk Motors), Lee Seung-yeoul (FC Seul). - Kalendari i grupit B: Ndeshja Data/ Ora Stadiumi Ndeshja 3 12.06 16:00 Johannesburg - JEP Argjentinë - Nigeri 4 12.06 13:30 Nelson Mandela Bay/Port Elizabeth Rep. e Koresë -Greqi 19 17.06 16:00 Mangaung / Bloemfontein Greqi - Nigeri 20 17.06 13:30 Johannesburg - JSC Argjentnë - Rep. e Koresë 35 22.06 20:30 Durban Nigeri - Rep. e Koresë 36 22.06 20:30 Polokëane Greqi - Argjentinë /s.s./
KOMENTE