Tiranë, 6 qershor, NOA - Gara e makinave dhe motorave, "Rally Albania" ka startuar sot. Nisja është bërë në orën 11:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Risia e kësaj gare, në këtë edicion është pjesëmarrja e femrave. Gara përfundon të shtunën dhe është e ndarë në gjashtë etapa. Këtë vit do të marrin pjesë sportistë nga 12 shtete: Greqia, Italia, Spanja, Gjermania, Çekia, Sllovakia, Sllovenia, Austria, Bullgaria, Polonia, Zvicra dhe Shqipëri.
I pranishëm në ceremoninë e hapjes së garës ka qenë dhe Kryeministri Sali Berisha i cili ka përshëndetur këtë aktivitet.
Ai u uroi fat të gjithë pilotëve.
Fillimisht gara starton me nisjen e motorëve dhe më pas me makinat. Çdo nisje është e kronometruar dhe juria ndjek nga afër. Pas motorëve bëhet dhe nisja e makinave fuoristrad. Janë të paktën rreth 200 pilot.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Tiranë. Etapa e parë e garës përfundon në Himarë dhe etapa e fundit do të zhvillohet në kryeqytet.
m,xh/NOA