Johanesburg, 6 Qershor NOA - Njëzet të plagosur, përfshirë këtu dhe një polic, ky është një bilanc i parë i incidenteve të ndodhura para fillimit të Botërorit, në Johanesburg, në fillim të miqësore midis Nigerisë dhe Koresë e Veriut.
Kanë qenë me qindra tifozë të cilët duke u përpjekur për të hyrë në ambientet e stadiumit janë shkelur nga turma të tjerë mbështetësish, duke krijuar një kaos të vërtetë në dyert e stadiumit.Kështu autoritet morën masën e mbylljes së tyre dhe kur ato u rihapën sërish ishte një valë e dytë shtyrjesh, që përfshiu shumicën e tifozëve të ekipeve respektive.
Në këtë ngjarje rezultuan shumë të plagosur të cilët u transportuan menjëherë në spitalet e qytetit për të marrë mjekimet e duhura. Këto incidente patën ndikimin e tyre dhe në fushën e lojës ku ajo u pezullua për pesë minuta por, më pas vazhdoi rregullisht dhe ndeshja u fitua me rezultatin 3 me 1 nga Nigeria.
r.b/NOA