Tiranë, 8 qershor 2010 NOA - FIFA është e shqetësuar në lidhje me trazirat që ndodhën ditën e djeshme në miqësoren midis Nigerisë dhe Koresë së Veriut. Në këtë ngjarje, u plagosën 21 njerëz dhe rrezikuan tragjedinë një pjesë e madhe e tifozerisë së ekipeve respektive.
“Kjo është një këmbanë alarmi - tha Blater, kryetar i Federatës Botërore të Futbollit - por unë jam i sigurt se situata të tilla nuk do të përsëriten më gjatë ndeshjeve në Botëror dhe për këtë ju jap fjalën”.
Kjo ishte deklarata e Blater në lidhje me situatën e djeshme, e cila ka shqetësuar së tepërmi organizatorët për sa i përket trazirave që mund të ndodhin në stadiume, gjatë zhvillimit të ndeshjeve.
r.b/NOA