Axhenda, 7 Qershor, Atsh
Ora 09:00 -Kryeministri Sali Berisha inaguron shkollën 9-vjeçare në komunën Farkë (Tiranë).
Ora 09.30 - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, merr pjesë në forumin "Mundësi të reja për biznesin" në Hotel "Rogner";
Ora 11:00- Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, kompania "Kurum"nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi me fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin Epoka.
Ora 11:00 - Kryeministri Berisha merr pjesë në punimet e konferencës "Për erozionin detar" në Pallatin e Kongreseve;
Ora 10:00 - Komisioni i Ligjeve shqyrton projektligjin "Për faljen".
-Ora 10:00 - Komisioni i Ekonomisë shqyrton p/ligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal për taksat mbi të ardhurat dhe kapitalin".
KOSOVË
Ora 12:30 - Ekipi i Agjencive të OKB-së për Zhvillim, i udhëhequr nga UNIFEM-i dhe i mbështetur nga UNDP-ja organizon në Prishtinë veprimtarinë "Dita e Hapur Botërore: Partneriteti për paqe"
Ora 13:45 - Edita Tahiri, Ministre e Administratës Publike dhe kryesuese e Lobit të grave të rajonit të Evropës juglindore për paqe dhe siguri dhe znj. Osnat Lubrani, Koordinatore e Agjencive të OKB-së për Zhvillim, konferencë për shtyp në Hotel "Grand" kuadër të aktivitetit "Dita e Hapur Botërore: Partneriteti për paqe"
Ora 18:00 -Në Prishtinë hapet Panairi i Librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me pjesëmarrje të botuesve edhe nga Shqipëria e vende të tjera.