Tiranë, 7 qershor, NOA Update – Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Kuvendi duhet të ngrejë një komision hetimor për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarje.
Ai theksoi se kjo ata njerëz që u vranë vetëm për përkatësinë e tyre etnike nuk mund të jenë kurrë të qetë nëse nuk zbardhet e vërteta. Berisha i ka mëshuar faktit që ngjarja e vrasjes së rreth 5 mijë të rinjve nga trevat shqiptare në Tivar është ndikuar dhe nga elita e Partisë Komuniste.
Ai ka akuzuar ish-presidentit Alia i cili u shpreh pak ditë më parë se “kosovarët e dinë se kush e ka bërë masakrën e Tivarit”.
Këtë përgjigje Berisha e ka cilësuar si të papranueshme dhe ka kërkuar nga deputetët e PD-së të nisin punën për ngritjen e komisionit.
Ai ka theksuar se ekziston një platformë për shfarosjen e shqiptarëve, mbi bazën e së cilës është marrë vendimi.
Berisha ka theksuar se hetimi duhet të shtrihet edhe në Mal të Zi dhe në vendet e tjera të rajonit ku ka pasur informacione.
m.xh/NOA