English

Berisha pret themeluesin e Bankës ProCredit në Shqipëri, Claus Peter Zeitinger

Tiranë, 7 Qershor 2010 NOA - Kryeministri Sali Berisha priti sot themeluesin e Bankës ProCredit në Shqipëri, z. Claus Peter Zeitinger. Gjatë takimit, z. Claus Peter Zeitinger e njohu Kryeministrin me vendimin për rritjen e aktivitetit të ProCredit Bank në Shqipëri, si dhe me angazhimin e stafit vendor në postet drejtuese të saj, kryesisht të punonjëseve femra.

Nga ana e tij, Kryeministri diskutoi me zotin Claus Peter Zeitinger mbi angazhimin e qeverisë shqiptare për zhvillimin dhe zgjerimin e pagesave në formë elektronike në Shqipëri.

Lidhur me këtë, Kryeministri u shpreh se nevojitet angazhim më i madh jo vetëm i qeverisë, por edhe i sistemit bankar dhe kompanive të telefonisë celulare në vend.

r.n/NOA

KOMENTE