Bërthamore - Ahmadinexhad Në Turqi Dhe Kinë Për Bisedime
TEHERAN, 7 qershor /ATSH-ANSA/ - Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad do të zhvillojë kësaj jave një vizitë në Kinë ku do të bisedojë me autoritetet për çështjen bërthamore, njoftoi sot televizioni shtetëror iranian.
Ahmadinexhad do ta vizitojë Kinën në kuadër të një udhëtimi katër ditor që do të nisë sot me një vizitë në Turqi.
Në Ankara presidenti iranian do të marrë pjesë në një samit për sigurinë e vendeve të rajonit, por edhe çështja bërthamore do të jetë në qendër të bisedimeve me autoritetet turke. Muajin e kaluar Turqia, Brazili dhe Irani nënshkruan një deklaratë që e angazhon Republikën islamike të pranojë shkëmbimin e uraniumit të pasuruar me ndërkombëtarët.
Më pas presidenti iranian do të vizitojë Taxhikistanin dhe në fund do të shkojë në Kinë.
/e.v/