English

Biden: Shba Përpiqet Për Rrugëzgjidhje Të Reja Mbi Situatën Në Gaza

SHARM EL-SHEIKH, 7 qershor /ATSH-AFP/ - SHBA-ja po përpiqet për "rrugëzgjidhje të reja'' për situatën e krijuar në Rripin e Gazës, deklaroi sot në Egjipt zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, një javë pas një sulmi izraelit kundër një flotiljeje ndërkombëtare me ndihma humanitare nisur drejt enklavës. "Do të bashkëpunojmë dhe operojmë ngushtë me Egjiptin, po ashtu dhe me partnerët e tjerë të SHBA-së, lidhur me mënyra të reja për t'i zgjidhur situatën humanitare, ekonomike, të sigurisë dhe politike në Gaza", u shpreh Biden përmes një deklarate. Zëvendëspresidenti amerikan ndodhet në Sharm el-Sheik, Egjipt, ku ai zhvilloi një takim me kreun e shteti egjiptian, Hosni Moubarak, që zgjati rreth një orë e 30 minuta./ /i.p/
KOMENTE