English

Britani - Një Aksident Hekurudhor Shkakton Tetë Të Plagosur

LONDËR, 7 qershor /ATSH-ANSA/ - Një tren me 60 persona në bord ka dalë nga shinat në rajonin skocez Argyll duke shkaktuar tetë të plagosur. Një zëdhënës i policisë hekurudhore konfirmoi se shkaku i aksidentit ishte një rrëshqitje dheu. Menjëherë pas aksidentit dy vagonët e trenit u përfshinë nga flakët, megjithatë pasagjerët arritën të shpëtonin të gjithë. /e.v/
KOMENTE