Iraklio, 7 Qershor 2010 NOA – Një i ri 29-vjeçar shqiptar, prej kohësh emigrant në Greqi, u gjet i djegur sot në banesën e tij, për shkaqe ende të pakonfirmuara, raporton korrespondenti i agjencisë NOA që citon burime zyrtare nga policia helene.
Viktima, një djalë 29 vjeç, jetonte në lokalitetin Zakro Sitias në Iraklio të Greqisë në një banesë me qira.
Në banesën e tij ka nisur një zjarr i papritur, për shkaqe ende të panjohura dhe 29-vjeçari është djegur i gjallë me pasojë humbjen e jetës.
Policia tha se banorët e zonës u futën në shtëpinë nën flakë në përpjekje për të shpëtuar të riun pro arritën ta nxjerrin atë vetëm të vdekur.
Hetimet po përqendrohen në shkaqet e zjarrit dhe zbardhjen e plotë të tragjedisë që i mori jetën emigrantit shqiptar.
n.s/NOA