English

Dosier - Holandë - Partitë Kryesore Që Garojnë Në Zgjedhjet Legjislative

HAGË, 7 qershor /ATSH-AFP/ - Nëntëmbëdhjetë parti garojnë për 150 vendet e Dhomës së Ulët të parlamentit në zgjedhjet e parakohshme legjislative të së mërkurës në Holandë. Nga 10-të partitë të përfaqësuara në parlament që prej zgjedhjeve të fundit legjislative, më 22 nëntor të vitit 2006, dallohen katër grupime: - Partia Liberale, VVD, e drejtuar nga Mark Rutte, 43 vjeç, kryeson në sondazhe me 21 deputetë. Liberalët kërkojnë zvogëlimin me 20 miliardë të shpenzimeve publike gjatë legjislaturës së ardhshme, përgjysmimin e numrit të ministrive dhe rritjen e moshës së daljes në pension nga 65 në 67 vjeç. Ata kanë bërë pjesë në tre qeveritë e para të koalicionit të drejtuara nga kryeministri i deritanishëm Jan Peter Balkenende në periudhën 2002-2006. - Partia laburiste, PvdA, grupimi kryesor i majtë me 33 deputetë, e kryesuar nga Job Cohen, 62 vjeç, kërkon investimin e dy miliardë eurove në arsim deri në 2015, vendosjen e taksave të tjera për pagat e larta dhe uljen me 10 miliardë euro të shpenzimeve publike gjatë legjislaturës së ardhshme. - Partia kristiandemokrate, CDA, e kyeministrit të deritanishëm Jan Peter Balkenende, 54 vjeç, fitues i zgjedhjeve legjislative të vitit 2006 me 41 vende, mbetet e lidhur me vlerat e familjes. Ai parashikon të mos prekë bursat e studentëve, të mos bëjë zvogëlime fiskale të interesave të sektorit imobiliar shumë të polemizuar dhe kërkon rritjen e moshës së pensionit në 66 vjeç në vitin 2015, më tej 67 vjeç në vitin 2020. - Partia për Lirinë, PVV, e krijuar në vitin 2006 nga deputeti Geert Wilders, 46 vjeç, ish-anëtar i VVD-së, ka nëntë deputetë në Hagë dhe pesë në parlamentin evropian. Geert Wilders kërkon të ndalojë çdo imigrim që vjen nga vende myslimane dhe mbulesën islamike në shërbimet publike dhe kërkon të ndalohet ndërtimi i xhamive. PVV-ja është për mbajtjen në fuqi të kufirit të moshës 65 vjeç për daljen në pension. Disa parti të tjera mund të hyjnë në një koalicion qeveritar: ekologjistët (GroenLinks, 7 deputetë), grupimi antilibeal Partia Socialiste (SP, 25 vende, në rënie të madhe në sondazhe), partia centriste D66 (3 vende), Bashkimi i krishterë (6 deputetë, anëtarë të koalicionit të mëparshëm në pushtet). /I.Pu. a.jor.
KOMENTE