English

Egjipt - Biden: Kërkojmë Mjete Të Reja Për Gazën

KAJRO, 7 qershor /ATSH-ANSA/ -Shtetet e Bashkuara "po kërkojnë mjete të reja për t'u përballur me situatën në Gaza", deklaroi sot zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili sot u takua me presidentin egjiptian Hosni Mubarak në Sharm el Sheik. "Po punojnë ngushtë me Egjiptin dhe me partnerë të tjerë për gjetjen e mjeteve të reja me të cilat t'i përgjigjemi nevojave humanitare, ekonomike, politike dhe atyre të sigurisë në Gaza", deklaroi Biden në përfundim të takimit me presidentin Mubarak që zgjati një orë e gjysmë. /e.v/
KOMENTE