Ekon - Greqi - Petalotis: Vendi Nuk Do Të Falimentojë Dhe Nuk Do T'I Rikthehet Dhrahmisë
ATHINE, 7 qershor /ATSH-MIA/ - Zëdhënësi i qeverisë greke, Jorgos Petalotis kategorikisht hodhi poshtë mundësinë për falimentimin financiar të vendit si edhe mundësinë e rikthimit të dhrahmisë.
"Kohët e fundit u bëmë viktimë e të gjithëve, e atyre për rikthimin eventual të dhrahmisë ose për ristrukturimin e borxhit'', deklaroi Petalotis.
''Është e qartë se përhapja e pohimeve të tilla të pabaza zhvlerëson përpjekjet e shoqërisë greke për të siguruar dalje nga kriza", theksoi ai.
Ai theksoi se qytetarët grekë mund të ndihen të sigurtë falë programit qeveritar për stabilizimin e ekonomisë duke shtuar se "nuk bëhet fjalë për falimentim të Greqisë apo për rikthimin e dhrahmisë"./
a.jor.