English

Elbasan: Kamioni Bie Në Greminë, Plagosen Rëndë Tre Persona

ELBASAN, 7 Qershor /ATSH-Miranda Sadiku/ - Një kaminon ka rënë në greminë rreth 300 m të thellë, pas përplasjes me një veturë, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Zëdhënësja e policisë, Valbona Begu, pohon për ATSH se "një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një çifti si edhe të një shtetasi tjetër ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në vendin e quajtur Petresh". Kamioni me i drejtuar nga Arben Bejtja është përplasur me një veturë me targa të huaja, e drejtuar nga I.G, 57 vjeç, nga Tirana. Kamioni ka rënë në greminë në një lartësi prej 300 metrash. Drejtuesi i kamionit dhe drejtuesi i veturës së bashku me bashkëshorten e tij janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën./ch/
KOMENTE