English

EULEX do qëndrojë në Kosovë deri në 2012-ën

Prishtinë, 7 qershor, NOA – Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), do të qëndrojë në Kosovë, deri në vitin 2012.

Një lajm i tillë është bërë me dijeni nga Këshilli i Bashkimit Evropian do t’ia shtojë nesër zyrtarisht mandatin misionit të EULEX-it deri në 8 qershor të vitit 2012.

Qëllimi kryesor i misionit EULEX është sundimi i ligjit në Kosovë, si dhe të ndihmojë autoritetet e Kosovës në respektimin e ligjit, veçanërisht në polici, gjyqësi dhe dogana.

Shef i këtij misioni është Iv de Kermabo, dhe pritet që bashkë me zgjatjen në kohë të tij, edhe ai të zgjasë qëndrimin në Kosovë.

Mandati i misionit EULEX filloi në 4 shkurt 2008, ndërsa i binte të skadonte në 31 gusht të këtij viti, por autoritetet evropiane e panë me vend zgjatjen në kohë të tij.

n.e/NOA

KOMENTE