Tiranë, 7 Qershor 2010 NOA Update – Gruaja e re që gjeti vdekjen pasi ra nga një pallat te “21 Dhjetori” mbrëmjen e sotme, ishte nga Saranda dhe prej disa kohësh banonte në vendin ku u shënua tragjedia, bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime policore në vendngjarje.
Paraprakisht, dyshohet se gruaja e re, e moshës rreth 30-35 vjeçe, dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku jetonte.
Por policia tha se nga dëshmitë e marra te familjarët në pallatin e tragjedisë pranë Poliklinikës nr 9 afër “21 Dhjetorit”,, rezultoi se e ndjera gjendej në ballkon duke marrë teshat e thara për t’u veshur dhe mendohet të ketë humbur ekuilibrin duke rënë dhe gjetur vdekjen.
r.n/NOA