English

Hetuesit polakë: Rusët përdorën kartat e kreditit të viktimave të avionit

Varshavë, 7 qershor, NOA – Pasi para pak ditësh, hetuesit polakë publikuan fjalët e fundit të thëna nga presidenti i ndjerë Lech Kandisky pak çaste para rrëzimit të avionit të tij në Smolenski, ata kanë nxjerrë në ditë të dhëna të reja interesante mbi hetimin rreth tragjedisë së rëndë të 10 prillit.

Kështu, zyrtarët e Polonisë raportuan se nga karta e kreditit e njërit nga viktimat e aeroplanit, janë vjedhur para.

Konkretisht, zëdhënësja e prokurorisë në Varshavë, Monika Levandovska, tha se nga llogaria e Andrzhej Przhevoznik, janë tërhequr para në vlerë prej 1.700 dollarë.

Sipas saj, atij i ishin vjedhur dy karta krediti dhe nga njëra ishin tërhequr 11 herë para brenda tre ditëve në bankomatët e qytetit rus Smolensk. Przhevoznik ishte zyrtar i njohur i angazhuar për përmendoret e luftës në Poloni dhe ai humbi jetën bashkë me 95 viktimat e tjera në tragjedinë ajrore të 10 prillit në Smolenski të Rusisë.

Por autoritetet ruse e kanë mohuar këtë të dhënë duke pohuar se nuk ka asgjë të vërtetë.

n.e/NOA

KOMENTE