English

I “droguar” pas internetit, lidhet me zinxhir nga gjyshi i tij

Kinë, 8 Qershor NOA - Merrte para fshehurazi nga prindërit dhe kjo pasi rrinte me orë të tëra në një internet – kafe pranë shtëpisë së tij. Gjithçka ka ndodhur në provincën Jangxi, të Kinës jugore, ku një dymbëdhjetë vjeçar është lidhur me zinxhirë nga gjyshi i tij, sepse ishte i “droguar” nga Interneti.

Gazeta kineze “Global Times” ka shfaqur fotografinë e djalit, i cili i ulur në dysheme ishte lidhur me një zinxhir në kyçin e këmbës së tij.

Në lidhje me këtë ndodhi tepër të çuditshme familja e djalit lajmëroi dhe autoritet vendase.

Histori të këtij lloji duhet thënë se ndodhin rëndomtë në Kinën Jugore pasi kujtojmë se dhe në muajin mars të këtij viti televizioni shtetëror CCTV njoftoi se ishte gjetur një djalë i lidhur në shtyllë nga babai i tij, ku arsyeja ishte largimi i djalit për shumë ditë nga shtëpia dhe ko për të ndjekur pasionin e tij të sërfit.

Për sa i përket përdorimit të internetit në Kinë duhet thënë se të rinjtë kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre duke qëndruar pikërisht në vende të tilla.

Në vitin 2009 autoritet kineze dhanë urdhrin e mbylljeve të klinikave, të cilat kishin si qëllim kurimin e të rinjve të cilët konsideroheshin si të “droguar” pas internetit kjo pasi një nga pacientët një djalë 15 vjeçar me emrin Deng Senshan u nda nga jeta nga një rrahje të rëndë që pësoi në një nga këto klinika në provincën e Guangxi.

r.b/NOA

KOMENTE