English

I qëllojnë në makinë, vdes 23-vjeçari kurse të plagosurit i lënë armën në dorë

Mamurras, 7 Qershor, NOA – Një i vdekur dhe një i plagosur ka qenë bilanci i një krimi të ndodhur në orët e natës së vonë në hyrje të qytetit Mamurras të Kurbinit, ku këtij të fundit i është lënë në dorë edhe kallashnikovi me të cilin u qëllua nga agresorët.

Ngjarja e rëndë konfirmohet nga burimet e policisë së Kurbinit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, dy të lënduarit e saj ndodheshin në momentet kur u qëlluan nga persona të paidentifikuar në një mjet veturë Renault me targa italiane AZ 248 AV.

Forcat policore bëhet me dijeni se ka gjetur menjëherë vdekjen drejtuesi i mjetit Ersid Rama, rreth 23 vjeç, banues ne Mamurras, ndërsa është plagosur Bert Seiti, rreth 24 vjeç, edhe ky banues në Mamurras i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë.

Konfirmohet se në vendngjarje është gjetur dhe bllokuar një automatik kallashnikov i cili ndodhej në duart e të plagosurit, ndërsa në afërsi të mjetit Renault është gjetur përtokë një pushkë pesëshe.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbime të sektorit të Krimeve të Rënda ku po punohet për sqarimin e rrethanave, identifikimin e kapjen e autorëve si dhe dokumentimin e ngjarjes.

n.e/NOA

KOMENTE