English

Iran - Ahmadinexhad Viziton Kinën Lidhur Me Çështjen Bërthamore

TEHERAN, 7 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad do të shkojë këtë javë në Kinë për bisedime me liderët kinezë kushtuar çështjes bërthamore iraniane, njoftoi sot televizioni shtetëror. "Presidenti Ahmadinexhad do të diskutojë me zyrtarët kinezë për çështjen bërthamore iraniane, shkëmbimin e lëndës djegëse dhe rezolutën" e paraqitur nga Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimt të OKB-së për të ndëshkuar Iranin, bëri të ditur televizioni shtetëror. Përpara se të shkojë në Kinë, Ahmadinexhad do të shkojë në Turqi më tej në Taxhikistan, shtoi televizioni shtetëror. /I.Pu.
KOMENTE