Itali - Be: Mosha E Pensionit Për Gratë Të Rritet Në 65 Vjeç
LUKSEMBURG, 7 qershor /ATSH-ANSA/ - Mosha për daljen në pension të grave që punojnë në sektorin publik në Itali duhet të rritet në 65 vjeç brenda vitit 2012, deklaroi sot zëvendëspresidentja komisionit të BE-së, Viviane Reding, gjatë një takimi kokë më kokë me ministrin italian të Punës, Maurizio Sacconi.
"Ndryshimi në legjislacionin italian mund të kombinohet me masat që do të merren me konsolidimin e bilancit të buxhetit", shpjegoi zëdhënësi i komisioneres së BE-së.
/e.v/