Itali, 7 Qershor NOA - Ishte duke udhëtuar me biçikletën e tij dhe kjo pasi kishte pirë disa gota më shumë. Por është ndaluar nga policët, të cilët i sekuestruan biçikletën dhe i hoqën patentën e drejtimit të automjeteve si masë ndëshkimore për ecjen me bicikletë në gjendje të dehur.
Forcat policore të Morbegnos në Itali e panë burrin teksa po ecte me biçikletën e tij dhe nuk kishte ekuilibrin e duhur.
Ata e ndaluan dhe i kërkuan të bënte testin e alkoolit i cili u refuzua menjëherë nga 50 vjeçari.
Rezultati: agjentët e akuzuan atë për lëvizje në gjendje të dehur ku e gjobitën dhe i kërkuan tërheqjen e patentës.
r.b/NOA