English

Këshilli i Rregullores: Votimi për gjyqtarët duhet të jetë i hapur

Tiranë, 7 qershor, NOA – Deputetët e mazhorancës kanë kërkuar në Këshillin e Rregullores në Kuvend që votimi i dekreteve të Presidentit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të jetë i hapur.

“Anëtarë të Këshillit theksuan se parimi i transparencës, si përgjegjësi politike ushtrohet përmes votimin të hapur. Çdo deputet duhet të ushtrojë e të mbajë përgjegjësinë e votës së tij”, thuhet në njoftimin e Kuvendit për mbledhjen.

Grupi propozues i ndryshimit të ligjit ka theksuar se përvojat e mëparshme të Kuvendit në votimin e gjyqtarëve kërkojnë më shumë transparencë.

Sipas deputetëve të mazhorancës ky përmirësim i Rregullores vjen si rezultat i një procesi dinamik dhe një eksperiencë parlamentare të këtyre viteve, si një domosdoshmëri për të ndjekur plotësisht frymën e Kushtetutës dhe mbi të gjitha, për të rritur transparencën dhe nivelin e përfaqësimit cilësor në sistemin e drejtësisë.

Ata kanë sjellë dhe modele të votimit të anëtarëve të Gjykatave në SHBA dhe në vende të ndryshme të Europës.

Opozita e ka kundërshtuar një nismë të tillë. Ndërkohë që debatet për këtë çështje do të vijojnë në mbledhjen e radhës së Këshillit të Rregullores

m.xh/NOA

KOMENTE