Tiranë, 8 qershor 2010 NOA - Konventa e Pestë e Këshillit Atlantik të Shqipërisë në të cilën u diskutua rreth veprimtarisë së saj katërvjeçare të viteve 2006-2010 dhe synimeve të veprimtarisë së saj në katër vjetët e ardhshëm, zgjodhi dhe forumet e reja drejtuese të KASH.
Në këtë mbledhje u theksua në mënyrë të veçantë nevoja e rritjes së rolit dhe veprimtarisë informuese publike të Këshillit Atlantik si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe e strategjisë së re të NATO-s.
Vëmendje e veçantë e katër vjetëve të ardhshëm do të jetë rritja e rolit informues në lidhje me çështjet e NATO-s dhe të sigurisë ndërkombëtare sidomos në radhët e rinisë, forcimi i përmasës e kërkimore për problemet e sigurisë e të rolit ndërkombëtar të NATO-s dhe rritja e rolit të Këshillit Rinor të Atlantikut.
Në fund të mbledhjes u miratuan ndryshimet në statutin e Këshillit Atlantik, u zgjodh Forumi Drejtues i ri i Këshillit Atlantik të Shqipërisë dhe drejtuesit e tij.
Presidenti i Këshillit Atlantik të Shqipërisë u rizgjodh Dr. Arian Starova.
Konventa zgjodhi edhe pesë ZvPresidentët: Aldo Bumçi, Luan Rama, Musa Ulqini, Petrit Karabina dhe Glori Husi.
r.n/NOA