Itali, 8 Qershor NOA - Mesfushori i CSKA së Moskës Milos Krasic tashmë është shumë pranë transferimit të tij në ekipin e Juventusit. Drejtori i përgjithshëm i bardhë e zinjve pas blerjes së Pepes, duket se po i dhuron Gigi Delnerit një tjetër mesfushor dhe bëhet fjalë pikërisht për talentin serb.
Për momentin ai ka arritur të marrë aprovimin e lojtarit, ku vetë menaxheri i tij ka shprehur se Krasic është mjaft i entuziazmuar për të kaluar në radhët e Juventusit. Marrëveshja pritet të përfundojë ditët në vazhdim dhe flitet se drejtuesit bardhë e zinj do të ofrojnë 12 milionë euro për të arritur në një akord me klubin rus.
r.b/NOA