English

Merr zjarr aeroplani me 160 udhëtarë, ulje emergjente në Amsterdam

Amsterdam, 7 Qershor, NOA – Një aeroplan me mbi 160 persona në bordin e tij, është detyruar që të ulet në aeroportin ndërkombëtar Schipol të Amsterdamit.

Lajmi konfirmohet nga mediat vendase, sipas të cilave, aeroplani në fjalë ka qenë i kompanisë ajrore të Marokut.

Ai është detyruar të kryejë ulje emergjente, pasi njërin nga motorët e tij e kishte përfshirë zjarri, pak kohë pasi ishte ngritur nga pista. Për fat të mirë, nuk ka patur të lënduar, ndërsa ende nuk dihen se cilat mund të kenë qenë shkaqet e vërteta të shpërthimit të zjarrit.

n.e/NOA

KOMENTE