English

Meta Vlereson Marredheniet E Shqiperise Me Emiratet E Bashkuara Arabe

TIRANE, 7 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/. - Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ka vleresuar sot marredheniet e Shqiperise me Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas Zyres se Shtypit te Ministrise se Jashtme, zv/kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, priti në një takim Ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri, Abdelhadi Alkajah, rezident në Athinë, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale. Gjatë bashkëbisedimit u vlerësua niveli i marrëdhënieve mes dy vendeve, duke shprehur besimin për zhvillime në të ardhmen në rrafshin ekonomik, kryesisht në fushën e investimeve. Treguesi konkret është dhe hapja së shpejti e Ambasadës së Shqipërisë në Abu Dhabi. Z. Meta falënderoi për mbështetjen e dhënë nga pala emiratase lidhur me financimin e projekteve me rëndësi për vëndin tonë, siç është edhe financimi i ndërtimit të Aeroportit të Kukësit, si dhe angazhimin e tyre për të financuar një pjesë të rrugës së re Tiranë-Elbasan, përmes fondit të Abu Dhabit. Ai shprehu dëshirën për të pritur Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Ndërsa Ambasadori Alkajah theksoi se miqësia mes dy popujve do të konsolidohet më tej dhe siguroi për gatishmërinë e qeverisë emiratase për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik midis dy vendeve, si në planin dypalësh dhe atë shumëpalësh. /a.ke/
KOMENTE