English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 7 Qershor/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të hënën: Gazeta "Shqip" PRESIDENTI SHPËTON GJYQIN E GËRDECIT Këshilli i Lartë i drejtësisë kërkoi që Ridvan Hodo të kalonte në Gjykatën e Apelit, ç'ka mund të sillte pështjellin në procesin e bujshëm. Bamir Topi nuk firmos propozimin për transferimin e kreut të trupit gjykues. Tituj të tjerë të kësaj gazete: -Qeveria bën gati përgjigjet e pyetjeve shtesë të Brukselit. -'Loja' me transfertat, hetime në ndërmarrjet shtetërore. Gazeta "Panorama" LISTA E TROJEVE/KRIZA, USHTRIA SHET 1.3 MILION METRA KATRORË PRONA Objektet që privatizohen/Ministria e Mbrojtjes nxjerr listën e dytë të pronave, që do të privatizohen. E nxitur nga kriza ekonomike dhe të ardhurat e ulëta në buxhet, Qeveria ka vendosur të privatizojë edhe 90 objekte të tjera të Forcave të Armatosura. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Malaj:PS të fokusohet te reformat, të përgatitet për zgjedhjet lokale. - Ekzekutohet në makinë 23-vjeçari, një i plagosur. Gazeta Shqiptare KRIZA, NEGOCIATA PËR TAKIMIN BERISHA-RAMA Ekspertët juridikë shkëmbejnë draftet, konsensusi 'peng' i Komisionit të Venecias. Dy liderët përgatitin një tjetër raund bisedimesh në fund të qershorit. Kryeministri:Rama lexon Nolin me syzet e Spiro Kolekës. Ilir Beqaj: Dietat tona, turpi i Topallit. Tituj të tjerë të gazetës: - Starton "Rally Albania", 260 garues nga 12 shtete. - Ambasadori rus, Ambramov: Kemi projekte për energjinë në Shqipëri. Gazeta "Koha Jonë" RAMA NDALI GREVËN KUR BRUKSELI I DEKLAROI SE VIZAT DO TË HIQEN Zbulohet skema e Ramës për të fituar politikisht në kurriz të lëvizjes së lirë të shqiptarëve, greva e urisë kishte për qëllim bllokimin e heqjes së vizave. Brukseli tregon përgjigjen që i dha kreut të PS-së:Vizat do të hiqen, greva nuk ndikon. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - ALUIZNI/Legalizimet, afatet e pagesës së taksave. - Matura 2010/Anglishtja, ja modeli i plotë i testit për provimin. Gazeta "Shekulli" THESARI I SHTETIT NUK DO TË RUHET ME POLICË Vendim i qeverisë/Ari i shqiptarëve, transfertat e parave nga Banka, hidrocentralet dhe ujësjellësi do të ruhen nga roje private. Policia do të ruajë vetëm ambasadat dhe gjykatat, policët do të shkojnë në kufi. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Kuvendi, 600 milion lekë vetëm për një sallë. - Mamurras, atentat në makinë, vritet 23-vjeçari. Gazeta 55 RAMA, I SHFAQET BAZËS, KREJT I SHKREHUR Tituj të tjerë: - Kryeministri Berisha inaguron rikonstruksionin e plotë të rrugës-autostradë Plazh-Patok. - Konfirmimi/Nga 1 korriku, rritja më e madhe e pagave dhe pensioneve. Gazeta "Integrimi" ILIR META: PREMTIMI I LSI-së PËR HEQJEN E VIZAVE, SHUMË SHPEJT I REALIZUESHËM. Zv/kryeministri deklaron në një intervistë televizive se procesi i liberalizimit të vizave është i sigurtë dhe do të ndodhë brenda vitit. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Takimi Meta-Prifti:Mbështetje për biznesin fason. - Petrit Vasili: Task-Force për kontrollin e klinikave në sektorin publik. /a.s/
KOMENTE