English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 7 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Diplomatët ndërkombëtarë gjejnë një formulë të përkohshme të stabilitetit politik - Arrestimet nuk pritet të prishin stabilitetin politik - Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, por edhe përfaqësues të tjerë politikë kanë kaluar nëpër një proces të ngjeshur konsultues me ndërkombëtarët. Mesazhi për ta ka qenë se askush nuk mund të përfitojë politikisht nga arrestimet që EULEX-i do t'i bëjë këtë javë. Këto porosi kanë bërë që kryeministri Thaçi të ndryshojë diskursin Tituj të tjerë: Isa Mustafa e Edi Rama, asnjë vizitë zyrtare te njëri-tjetri Rryma s'e shkatoi zjarrin që dogji dokumentet në Prizren Paga mesatare në Kosovë, 272 euro "Bunker Festi" i gjashtë i kushtohet mbrojtjes së ambientit Fjalët e Thaçit për korrupsionin, opozita i quan "të kota" Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Nacional Foto lajmi: Brenda tre muajve të parë të vitit 2010, institucionet e Kosovës kanë shpenzuar afro 4 milionë euro për karburante. "Express" Politikë me fjalë - Isa Mustafa nuk e shfrytëzoi rastin. Në këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, ai nuk kërkoi që të hyjë në rend dite largimi nga Qeveria. Këtë e përmendi veç kalimthi. Ali Lajçi thotë se LDK s'ka politikë të qartë. Lutfi Haziri pranon se ka të tillë që kërkojnë debat rreth koalicionit, por jo në shkallën që mund të quhet pakënaqësi. Tituj të tjerë: Integrim me kusht - Beogradi nuk mund ta bëjë rrugën drejt Brukselit ashtu siç dëshiron vetë. Proceset integruese të Serbisë do të trajtohen varësisht nga sjellja e saj ndaj Kosovës. Ambasdori Britanik në Beograd, Stephen Wordsworth, ka dërguar porosinë më të qartë deri më tash. Analistët politikë pajtohen se Kosva do të jetë kusht për integrimin e Serbisë në BE. Buka prej Serbisë Pazari Politik - Nuk shkojnë së bashku lufta kundër korrupsionit dhe pazaret politike. - Opinion "Zëri" Hetohet Ministria e Arsimit - Pas hetimeve që ka nisur EULEX-i në MASHT, dy këshilltarët e ministrit Hoxhaj kanë dhënë dorëheqje Tituj të tjerë: Qiraja zëvendëson blerjen - Qeveria po vazhdon të paguajë qindra mijëra euro qira për ambasada në botë Patrullim në këmbë, jo me xhipa Doganat, 21 milionë euro më pak të hyra LDK shuan shpresat e opozitës Hapet Panairi i Librit në Prishtinë "Kosova Sot" Hetimet e EULEX-it - Korrupsioni në skaner, shpejt rezultatet Tituj të tjerë: Burokracia pengon investitorët e huaj për të ardhur në Kosovë - Një vit pritje për një leje ndërtimi Ahtisari: Serbia duhet të mësohet me Kosovën e pavarur Kriza e euros, Kosova s'është imune Editoriali - E ardhmja e LDK-së dhe koalicioni "Bota Sot" Kosova ka kapacitete ta rikthejë Veriun, pengesë KFOR-i dhe EULEX-i - KFOR dhe EULEX neutral, kush do t'i shpërbëjë strukturat në veri? Tituj të tjerë: A është çliruar Kosova? Impakti pozitiv i Shqipërisë Një hap larg "zonës së muzgut" - Editoriali LDK - Reforma të brendshme ose ndryshime radikale "Infopress" Ligji i Punës, arritje e madhe Tituj të tjerë: Kosova do t'i bashkohet BE-së Haziri, priten ndryshime në qeveri Sensibilizim rreth regjistrimit të popullsisë Kuvendit i dështojnë komisionet Liria, fituese e Kupës - Futbolli kosovar "Epoka e Re" Flet për "Epokën e re", Jakup Krasniqi - I njohim bëmat e Ramushit - Balli i imazheve të këqija, kreu i AAK-së - Të zbardhet gjithçka që nga '99-ta Tituj të tjerë: Pas Thaçit, edhe opozita kërkon hetime nga viti '99 Ideja e kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, për prishjen e koalicionit me PDK-në, nuk gjeti përkrahjen as për t'u diskutuar në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së - Isa, fillikat Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, nuk ia ka zënë për të madhe LDK-së lojën e dyfishtë, herë pozitë e herë opozitë - PDK e mirëkupton LDK-në edhe kur paraqitet si opozitë "Tribuna shqiptare" Ky muaj definitive për mbajtjen e minisamitit rajonal në Kosovë - Radha e Kosovës - Takimi në mes të presidentëve të rajonit që organizohet nga Prishtina zyrtare do të mbahet në pjesën e fundit të muajit qershor. Deri tash nuk është vendosur nëse ky takim do të mbahet në Prizren. Është opsion edhe Istogu. Kjo për shkak të akomodimit sa më të mirë të delegacioneve shtetërore Tituj të tjerë: Vazhdojnë kalkulimet në LDK për rishqyrtim të koalicionit qeverisës me PDK-në - LDK bën teatër Tiranë - Sinjale për transparencë Prishtinë - Duhet më shumë punë Shkup - Ftohen raportet Mësohuni me Kosovën e pavarur! 2000 tituj të rinj (Panairi i librit hapet sot në Prishtinë) "Lajm" Shumë zyrtarë të shtetit nuk e respektojnë gjuhën standarde shqipe - E shëmtojnë gjuhën - Zyrtarët e vendit bëjnë gabime të shumta gjuhësore në deklaratat e tyre, duke filluar nga ato elementaret. Tituj të tjerë: Lufta kundër korrupsionit, përkushtimi i gjithanshëm - Ndryshime të reja në Qeveri Përçarje të reja brenda LDK-së - Frikë nga reformat Propozimet për gjykatës dhe prokurorë - Zvarriten emërimet /s.s./
KOMENTE