English

Plani anti-krizë, Gjermania do kursejë 80 miliardë euro deri në 2014

Berlin, 7 qershor, NOA – Deri më sot ka ndihmuar të tjerët që kanë rënë pre e efekteve të krizës financiare globale, por duket se frika nga afrimi i ditëve të vështira e ka zënë edhe atë, shtetin ekonomik më potent në Evropë.

Fjala është për Gjermaninë, e cila ka shpallur një plan kursimi prej 80 miliardë eurosh deri në vitin 2014.

Ka qenë vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Guido Vestervelle të cilët paraqitën sot në një konferencë për shtyp rezultatet e takimit dy-ditor të autoriteteve më të larta të këtij vendi lidhur me programin e kursimit në Gjermani. Sipas kancelares Merkel, koalicioni qeverisës do të kursejë deri në vitin 2014 shumën rekord prej 80 miliardë eurosh.

Ajo shpjegoi se paratë do të vijnë nga shkurtimet, që do të bëhen para së gjithash në sektorin social dhe në masat për mbështetjen e tregut të punës, sikundër nuk do të kursehet as në fushën e kërkimeve shkencore dhe në arsim.

n.e/NOA

KOMENTE