English

Prifti: Shqipëria dhe Polonia, dy vendet e vetme me rritje ekonomike në Evropë

Tiranë, 7 Qershor, NOA – “Shqipëria ka mundësi shumë të mëdha për të rritur bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik me Poloninë, pasi të dyja janë vendet e vetme me rritje ekonomike në Evropë”.

Kështu ka pohuar në fjalën e tij ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, gjatë forumit për bizneset mes këtyre dy vendeve, duke pohuar se sikundër ekziston një klimë shumë e mirë politike mes dy vendeve, edhe ekonomikisht duhet të përpiqemi për të arritur një bashkëpunim efiçent.

“Shqipëria dhe Polonia në fushën ekonomike kanë një gjë të përbashkët, ajo e rritjes ekonomike në vitin 2009, kur në kushtet e krizës globale financiare, e para pati rritje 3 % të GDP-së ndërsa e dyta me 2 % të GDP-së”, u shpreh ministri Prifti.

Sipas tij, në këto kushte, bashkëpunimi mes dy vendeve tona mund të jetë dhe duhet të jetë më efiçent, pasi jemi dy vende që rritemi.

Sa i përket kuadrit ligjor, edhe për atë Prifti deklaroi se është shumë i favorshëm në të dyja vendet tona.

“40 milionë euro është volumi tregtar mes dy vendeve tona, nga të cilat 39 milionë i zënë importet dhe më pak se 1 milionë euro eksport mallrash drejt këtij vendi”, tha mes të tjerash ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.

n.e/NOA

KOMENTE