Tiranë, 7 Qershor, NOA – Klasat e nënta të shkollave 9-vjeçare në të gjithë vendin, do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të lirimit, atij të lëndës së Gjuhës dhe Leximit.
Janë mëse 55 nxënës të cilët sot do të ulen në bankat e shkollës për të provuar dijet e tyre në këto lëndë, të marra gjatë 9 viteve të shkollës, ndërsa bëhet me dije se provimi i lëndës së Matematikës do të zhvillohet më 19 qershor.
Provimet e Lirimit jepen vetëm me shkrim dhe në një ditë të caktuar për të gjithë shkollat e vendit dhe çdo test vlerësohet nga dy vlerësues.
Ndërkaq, rregullorja përcakton se 3-5 ditë pas mbarimit të çdo provimi, dorëzohen në AVA, zyrtarisht, në fletë dhe kopje elektronike, lista e plotë e emrave të komisionerëve, administratorëve të provimit dhe të sekretimit, për çdo mjedis, të ndarë sipas mjediseve dhe sallave, ku ata kanë qenë administratorë, ku shënohet dhe numri i nxënësve që kanë pasur në administrim.
Testet nuk vlerësohen më nga mësuesit e shkollës, por mblidhen nëpër drejtoritë arsimore, pra me vlerësues të jashtëm, që emëron Qendra e Vlerësimit të Testeve (QVT) e DAR/ZA, sipas skemave të vlerësimit të dërguara nga AVA.
n.e/NOA