English

Qeveria E Angazhuar Për Zhvillimin Dhe Zgjerimin E Pagesave Elektronike

- Kryeministri Berisha priti themeluesin e Bankës ProCredit në Shqipëri, z. Claus Peter Zeitinger- TIRANE, 7 Qershor/ATSH/.- Kryeministri Berisha shprehu sot, gjatë takimit me themeluesin e Bankës ProCredit në Shqipëri, z. Claus Peter Zeitinger, angazhimin e qeverisë shqiptare për zhvillimin dhe zgjerimin e pagesave në formë elektronike në Shqipëri. Zyra e shtypit e Kryeministrit bëri të ditur se në këtë takim Kryeministri u shpreh se nevojitet angazhim më i madh jo vetëm i qeverisë, por edhe i sistemit bankar dhe kompanive të telefonisë celulare në vend.. Gjatë takimit, z. Claus Peter Zeitinger e njohu Kryeministrin Berisha me vendimin për rritjen e aktivitetit të ProCredit Bank në Shqipëri dhe promovimin në postet drejtuese të punonjëseve femra. /s.s./
KOMENTE