English

Rasmussen: Kosova është në rrugë të mbarë

Bruksel, 7 Qershor, NOA – Hapi i parë i suksesshëm për zvogëlimin e trupave ushtarake në Kosovë dhe kalimi i KFOR-it në një forcë më të vogël është arritur.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen lëshoi këtë deklaratë mbështetëse pak ditë para samitit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, që do të mbahet në datat 10-11 qershor në Bruksel.

“Pavarësisht ngjarjeve të fundit, Kosova po ecën në rrugë të mbarë”, deklaroi Rasmussen, duke nënvizuar se “qëllimi ynë është të përfshijmë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në NATO.”

Në deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, thuhet se ministrat e mbrojtjes të NATO-s, do të diskutojnë mes tyre për zvogëlimin e trupave ushtarake të KFOR-it, në Kosovë, si dhe mbi operacionet e mëtejshme në territorin e Kosovës.

Anders Fogh Rasmussen e bëri këtë deklaratë në konferencën e tij mujore të mbajtur për takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s.

mit/NOA
KOMENTE