Rusia: Heroina Afgane Ka Shkaktuar Vdekjen E Më Shumë Se Një Milion Personave
MOSKE, 7 qershor /ATSH-AFP/ - Më shumë se një milion persona në të gjithë botën kanë vdekur gjatë 10 viteve të fundit nga konsumi i heroinës me origjinë nga Afganistani, deklaroi sot drejtori i Shërbimit Federal Rus për kontrollin e narkotikëve, Viktor Ivanov.
"Gjatë 10 viteve të para të këtij mijëvjeçari, më shumë se një milion persona kanë vdekur për shkak të narkotikëve afganë. Më shumë se 16 milionë të tjerë janë prekur fizikisht dhe moralisht'', shtoi Ivanov.
Rusia dënon rregullisht rritjen e trafikut të drogës në Afganistan.
Të paktën 30 000 rusë vdiqën në vitin 2009 pas konsumimit të heroinës me origjinë nga Afganistani./
a.jor.