Gaza, 7 Qershor, NOA – Pas incidentit të javës së kaluar, ku marina izraelite sulmoi një anije me ndihma ndërkombëtare për në Rripin e Gazas, një incident i ri është shënuar në këtë pikë të nxehtë të Lindjes së Mesme.
Kështu, bëhet me dijeni se një patrullë detare izraelite ka vrarë së paku katër militantë palestinezë në bregun e Gazës, ndërsa ata kanë ngritur pretendimit se po bëheshin gati për të ndërmarrë sulm terrorist.
Ndërsa, autoritetet palestineze kanë deklaruar se personat e vrarë ishin në një mision stërvitor.
n.e/NOA