English

Shuhet poeti i njohur Ndoc Gjetja

Tiranë, 7 Qershor 2010 NOA – Poeti i mirënjohur Ndoc Gjetja ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare. Vdekja e parakohshme e mjeshtrit të penës shqiptare erdhi për shkak të një sëmundjeje.

Ndoc Gjetja, u lind më 9 mars 1944 në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Kur ishte shtatë vjeç, prindërit e tij u vendosën me banim në Lezhë, ku jetonte deri sot.

Në vitin 1970, filloi të botojë poezitë e para. I përqendruar vetëm në lëmin poetik, Gjetja është autor i disa vëllimeve poetike.

Një studiues i njohur e ka cilësuar Ndocin poet që di me çdo varg t'i bjerë bukur tastierës së humanizmit. Ndoc Gjetja konsiderohet si një nga poetët më origjinalë shqiptarë.

a.m/r.n/NOA

Më poshtë vijojnë disa nga poezitë më të njohura të poetit Ndoc Gjetja

DASHURISË

O perëndeshë e gjithëpushtetshme e universit mashkull-femër! Bëj c'të duash me veten time jam instrumenti yt i verbër.

Në jetë më solle kaq shumë dhimbje dhe shqetësime pa mbarim po s'jam ankuar kundër teje as me gojë e as me shkrim.

Të jam nënshtruar e të nënshtrohem gjersa në botë të jem i gjallë ndën pushtetin tënd të përbotshëm më pëlqen të jem skllav

Ma ktheve gjuhën në përcartje më bëre plak me shpirt fëmijë herë më hodhe qefinin krahëve herë më ngrite gjer në yje.

Më hidh në zjarr, në det, në ferr! Më hidh në baltë, më hidh në hon! Vec të lutem mos më lër... në atë vend ku ti mungon!

AUTOPORTRET

Vendbanimi: Ne Lezhe me trup dhe mendjen emigrante ne yje. Profesioni: Thures enderrash dhe mbrojtes besnik i tyre. Gjendja civile: Mbetje teknologjike e administrates shteterore se nuk diti t'u jape perkuljet e duhura eproreve. Gjatesia: E majftueshme per te arritur nje dite mollen e ndaluar. Pesha: Sa vetja, sa ndjenja, sa fjala e thene dhe e shkruar. Shenja te vecanta: Nje pentagram rrudhash me nota trishtimimi ne balle dhe nje mjeker e thinjur nga moslejimi kaq vite i saj. Syte: Kafe me nuanca te turbullta pasionesh te djegura. Ngjyra: E erret per fshehjene skuqjes nga faje te lehta. Titujt: I dekoruar Njeri qysh ne diten e lindjes nga Nena. Bindjet: Njeriun ne jete e ben te lumtur vetem njeriu. Antipatite: Burrat me grada, grate me shume tule dhe miu. Simpatite: Jezusi nga Nazareti, Don Kishoti i Mances dhe Buda. Frikerat: Shendoshja e trurit, uji, zjarri dhe turma. Besimi: Ne kryqin e tij qe e mban perdite ne shpine. Pasuria: Drita e mendjes me te cilen fitoj varferine.

EPITAF PER VETEN

Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja i cili pati ardhur gabimisht ne bote nga vetja e tepruar nxirrte vjersha dhe gjithe njerezit i quante shoke

Kur pa qe enderra kalkulohej me kompjuter kur pa se idealet rrezoheshin ne kolltuce kur jepte buzeqeshje dhe merrte skermitje zuri syte me dore dhe vendosi te ikte.

Dhe shkoji e hyri ne manastirin e Unit te shpetonte shpirtin nga gjuheligat e lehjes ...Pastaj e percollen ne banesen e fundit me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhes.

Ne castin e mbrame nje hene e pergjakur e puthi ne balle dhe thirri "Nene" Mos kerkoni te dini per te me teper se iku sikur te mos kishte qene.

LUTJE

O Zot qe fatet tona ne dore i mbane Na ruaj nga shendeti trashaman na ruaj nga orekset e Sanco Pances na ruaj nga hija e rende e fames na ruaj nga faqeputhjet helmuese te Judes. na ruaj nga orteku rrenimtare i turmes na ruaj nga preardhja prej shimpanzese na ruaj nga thyerja e timonit te krese. na ruaj nga putra pushtetore e Njeshit na ruaj nga engjejt,na ruaj nga dreqerit. na ruaj perdite nga ftohja e miqesive na ruaj o Zot secilin prej te gjitheve une ruhem vete o Zot nga i ligu por ti me ruaj nga shoku dhe miku.

KOMENTE