Ljubjanë, 7 Qershor, NOA – Ndërsa në nëntorin e vitit të kaluar dy kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë kanë nënshkruar marrëveshjen për kufijtë respektivë mes vendeve të tyre, votuesit e Sllovenisë e kanë miratuar zgjidhjen e marrëveshjes për kontestin kufitar me vendin fqinj me arbitrim ndërkombëtar.
Rezultati i votimit tregon se 51.5% e votuesve janë përcaktuar për marrëveshje, e cila është nënshkruar që vjet dhe tashmë është ratifikuar në Kroaci.
Ajo parashikon zhbllokimin e pengesave të shfaqura ndaj Zagrebit në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Kroacia e Sllovenia kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me vijën kufitare detare, por aipas marrëveshjes për arbitrim kufitar, një ekip ndërkombëtar do ta zgjidhë kontestin për kufirin tokësor dhe detar.
Nga ana e tij, kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor vlerësoi se ky është “sukses i madh për Slloveninë”, ndërsa kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, tha se ajo parashikon se nuk do të ketë aksion të mëtejmë slloven për ta penguar rrugën e Zagrebit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
n.e/NOA