English

Sulmohet nga peshkaqeni, e lufton me grushte dhe shpëton

Albany, Australi, 8 Qershor NOA - Është sulmuar nga një peshkaqen i bardhë, ndërsa ishte duke bërë sërf në Albany, të Australisë. Ka reaguar menjëherë por, jo në një mënyrë që mund të mendoni të gjithë, pra të stepet i lemerisur duke kërkuar ndihmë, por ka filluar të luftojë me kafshën nëpërmjet grushteve të tij.

Michael Bedford arriti të shpëtonte nga ky sulm i peshkaqenit por, si pasojë i mbeti një plagë e thellë në këmbë. Lufta në ujë u zhvillua dje dhe me sa është bërë e ditur Michael po lundronte në ujë me pajisjen e tij të sërfit dhe një peshkaqen i bardhë e ka sulmuar atë duke e kafshuar në këmbë.

Në qoftë se të gjithë do të ishin zhytur plotësisht nga frika dhe paniku që do t’i kapte, ai ka vgepruar krejt ndryshe sepse ka reaguar duke e qëlluar me grushta.

“I ka gjuajtur një grusht të fortë dhe nuk më habit aspak duke e njohur Mick”, - ishin fjalët e një dëshmitari dhe mikut të Michael, Lee Commuskey.

Peshkaqeni i bardhë është tepër i madh pasi gjatësia e tyre mund të shkoj deri në shtatë metra dhe peshon tre ton.

Një peshkaqen i tillë sulmues në çdo viti krijon viktimat e tij në Australi.

Sipas statistikave zyrtare, 194 vetë kanë vdekur në sulmet e peshkaqenëve në ujërat e Australisë gjatë dy shekujve të kaluar.

r.b/NOA

KOMENTE