English

Tragjedi, bie ura, mbyten 12 fëmijë

Të vegjlit ishin duke marrë pjesë në një ceremoni e cila kishte si qëllim largimin e fatit të keq në këtë zonë pasi në atë vend të gjithë po vuanin nga një epidemi e fruthit

Indonezi, 8 Qershor NOA - Dymbëdhjetë fëmijë Indonezianë kanë vdekur, të mbytur pasi u hodhën nga një urë, e cila u shemb papritur duke rënë poshtë në lumë. Fëmijët ishin të pranishëm në një ceremoni tradicionale.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në një fshat në provincën Aceh, në ishullin indonezian Sumatra, ku ishte dhe vendi në të cilin po zhvillohej ceremonia. Të vegjlit u ndanë nga jeta të mbytur në lumë. “Kanë qenë 37 fëmijë në urë dhe kur ajo u shemb të gjithë ranë në lumë”, - tha një udhëheqës lokal, Ibnu Hasyim. Njëzet e pesë fëmijë shpëtuan nga uji me plagë të lehta por, dymbëdhjetë të tjerë të gjithë në një moshë më pak se 12 vjeç, u përfshinë nga ujërat me rrymë të fortë dhe nuk arritën dot të shpëtonin.

Të vegjlit ishin duke marrë pjesë në një ceremoni e cila kishte si qëllim largimin e fatit të keq në këtë zonë pasi në atë vend të gjithë po vuanin nga një epidemi e fruthit.

r.b/NOA

KOMENTE