Gjirokastër, 7 Qershor, NOA Update - Në kuadrin e veprimtarisë “Takimet muzikore të dy botëve” që u mbajt në Gjirokastër nga 4 deri në 6 qershor, u zhvillua edhe konferenca “Kultura në komunikimet ndërshqiptare dhe prezantimi i saj në botë”, moderuar nga filologu i njohur kosovar, Shkëlzen Maliqi.
Nga paneli i kësaj konference disa personalitetet të kulturës nga gjithë hapësira shqiptare si studiuesja e letërsisë Baviola Shatro, piktori kosovar Mehmet Beluli, muzikologu nga Kroacia Bashkim Shehu, politikani dhe publicisti Veton Surroi, aktori Viktor Zhusti regjisorja Ilda Mara, dramaturgu Jeton Neziraj, muzikanti Arben Llozi, muzikati ilir Bajri etj.
Gjatë këtij debati, ata vlerësuan nga këndvështrime të ndryshme çështjet e komunikimeve të ndërsjella ndërshqiptare në sisteme të veçanta të kulturës shqiptare dhe të kontakteve të saj me vetveten dhe në tërësi me botën.
“Për shkak se shqiptarët jetojnë në disa shtete dhe kanë edhe një diasaporë të madhe dhe shumë të shpërndarë, kultura shqiptare është një “entitet” kompleks i cili është i varur nga komunikimet dhe mobiliteti. Andaj kemi parë të udhës që si pjesë e festivalit “Takimet muzikore të dy botëve”, që tradicionalisht mbahet në Gjirokastër, ta kthejmë në një pikënisje të një debati mbi komunikimet kulturore ndërshqiptare dhe prezantimin e kulturës shqiptare në botë, debat që do të vazhdojë me disa panele të tjera në Shqipëri e Kosovë dhe do të përfundojë me një konferencë tjetër që do të mbahet në shtator në Prizrenit”, shpjegoi në fillim të kësaj konference filologu i njohur kosovar Shkëlzen Maliqi.
Ndwrsa politikani dhe publicisti Veton Surroi, tha se “bisedat dhe debatet për kulturat duhet të jetë sa më serioze, sepse vetëm pse jemi të gjithë shqiptarë, nuk mjafton dhe nuk do të thotë se kemi komunikim kulturor mes nesh”.
“Për shkak se në një anë të kufirit ishte censura komuniste dhe në anën tjetër të tij ishte censura e pushtetit serb, dy kulturat bazike shqiptare kanë humbur dhe kërkojnë çelësin e komunikimit”, tha ai gjatë fjalës së tij.
n.e/NOA