English

Vigjilje e Botërorit 2010, Robben në misionin e rikuperimit

Holandë, 8 Qershor 2010 NOA - “Do të punoj fort dhe kjo vetëm për të marrë pjesë në Botëror”, - këto ishin fjalët e mesfushorit të përfaqësueses Holandeze, Arjen Robben, i cili aktualisht është i dëmtuar por, ka shprehur dëshirën e tij për pjesëmarrje në Botëror.

Kujtojmë se lojtari në fjalë mori një goditje në kofshën e tij të djathë në ndeshjen miqësore me Hungarinë dhe për këtë arsye u largua i dëmtuar nga fusha e lojës.

Për të kuruar këtë dëmtim normalisht duhet që lojtari të qëndrojë për një periudhë gjashtë javore në pushim por, siç ka theksuar vetë Robben, ai do të praktikojë një mënyrë të re mjekimi nga e cila, pritet se kohëzgjatja e qëndrimit jashtë përfaqësueses Holandeze të përgjysmohet dhe ai të jetë i gatshëm për të zhvilluar ndeshjen e dytë në grupe me skuadrën e tij.

r.b/NOA

KOMENTE